Pyetja:
A e thërrasin ezanin dhe ikametin gratë?
***
Përgjigjja:
Përcillet se Aisha – Allahu qoftë i kenaqur prej saj – e thërriste ezanin dhe ikametin. [1]
Kur është pyetur Ibn Umeri: “A duhet (a bën) ta thërrasin ezanin gratë? – ai është nxehur dhe ka thënë: Unë të ndaloj dikë nga përmendja e Allahut?!” [2]
“Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut“ 1/394
Përktheu: Emin Bilali
———————-
[1] Bejhekiu, “Sunen el kubra”
[2] Ibn ebi Shejbeh, “Musannef” 1/223