Pyetja:
Nëse njeriu hyn në xhami dhe në ato momente është duke u thirrur ezani për faljen e namazit të xhumasë, a duhet t’i falim dy rekate (tehijetul mesxhid), apo duhet ta dëgjojmë ezanin?
***
Përgjigjja:
Më e mira është që ju t’i falni dy rekate (tehijetul mesxhid) kur të hyni në xhami edhe pse ezani është duke u thirrur, si shkak i dëgjimit të hytbes së xhumasë.
Sepse pas ezanit fillon hytbja e xhumasë menjëherë, d.m.th. nuk ka namaz sunet para xhumasë. Qëllimi është: falja e dy rekateve (tehijetul mesxhid) është më mirë gjatë ezanit, sesa falja e dy rekateve kur fillon hytbeja.
Dr. Salih bin Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani