Pyetja:
A duhet me dhanë zekat për prindin e vdekur?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Zekati jepet për të gjallët, jo për të vdekurit. Po nëse prindi ka ndërruar jetë pa dhenë zekatin e detyruar, për të jepet. Nëse ka për qëllim me pyetjen thjesht se do të japë sadaka për shpirtin e tij, për këtë s’ka problem, as kushte, sipas mundësisë.
Imam Dr. Ahmed Kalaja