Pyetja:
A është e vërtetë se ka ardhur në hadith ku thuhet se ai i cili e pastron të vdekurin (xhenazen) duhet pas pastrimit të marrë gusël edhe vetë (të pastrohet) dhe ai i cili e bart të vdekurin duhet të marrë abdes. Unë falem në haremin e Qabes dhe i shoh njerëzit e bartin xhenazen dhe nuk marrin abdes (kanë qenë me abdes por pas bartjes së xhenazes nuk e kanë përsërit abdesin, duke marrë abdes të ri), falen pa abdes (falen me abdesin që e kanë pasur para bartjes së xhenazes)?
***
Përgjigjja:
Hadithi që transmetohet në lidhje me këtë çështje është i dobët.
Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Kush e pastron të vdekurin le të merrë gusël (pas larjes së xhenazes) dhe kush e bart xhenazen le të merrë abdes (pas bartjes).” [1] Mirëpo hadithi ështê daif (i dobët).
Ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes (pas pastrimit tê xhenazes), ai i cili e bartë xhenazen, pas bartjes nuk duhet të merrë abdes. Kush e pastron xhenazen, nuk obligohet të merrë gusël (pas larjes së xhenazes), mjafton marrja e abdesit, po nëse merrë gusël, kjo është më e preferuar dhe më e mirë. Kurse, ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes sipas mendimit të një pjese të dijetarëve, kurse bartësi i xhenazes nuk obligohet as me abdes as me gusël.
Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani
————————————————
[1] Ebu Davudi: 3161, Tirmidhiu: 993, Ibn Maxhe: 1463, Ahmedi: 9862, Bejhekiu: 1/300.