Pyetja: A e humb vlerën uji i zemzemit nëse bartet nga Meka?
Përgjigja: Uji i zemzemit është për atë gjë për të cilën pihet dhe nuk i humb vlera dhe dobitë e tij duke u bartur nga Meka (për në ndonjë vend tjetër).
Përcillet se Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bartte ujin e zemzemit dhe tregonte se i Dërguari i Allahut ﷺ e bartte atë.
(E shënon Tirmidhiu, nr. 963, ndërsa Albani e ka vlerësuar për sahih (të saktë)
Muhamed Salih Munexhidi
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj




