BANI SELAM PEJGAMBERIT…
Kur muslimani vendos me shku ne haxh apo ne umre vërejmë që ka prej të afërmëve tyre tu kërkojnë atyre që ti bëjnë selam Pejgamberit alejhis selam!
Një gjë e këtillë nuk ishte praktikë e paraardhësve të drejtë, as e të mençurve midis muslimanëve. Kushdo mund t’i dërgojë selam Pejgamberit alejhis selam nga kudo, e Zoti i Plotfuqishëm ka garantuar dorëzimin e këtyre selameve përmes melekëve që Ai i ka caktuar për këtë detyrë.
“Zoti ka engjuj që udhëtojnë nëpër tokë, duke më përcjellë selamet e umetit tim.”
— Nesaiu dhe vërtetuar nga imam Albani në “Sahih At-Tergib” nr.1664.
”Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre, e as varrin tim në një vend festimi. Dërgoni selame mbi mua, sepse selamet tuaja arrijnë tek unë kudo që të jeni.”
— Ebu Davudi, imam Albani në “Sahih Al-Xhami”, nr.7226.
Shpjegimi i Dijetarëve
Shejh Ibn Uthejmini (Zoti e mëshiroftë) tha:
“Nëse do t’i dërgonit selame nga skajet më të largëta të tokës, selamet tuaja do t’i arrinin atij. Zoti ka caktuar engjëj që udhëtojnë nëpër tokë, dhe nëse dikush përshëndet Pejgamberin alejhis selam, ata ia përcjellin përshëndetjen atij.
Kur themi: “O Zot, dërgo salate dhe selame mbi të Dërguarin e Zotit”, përshëndetja jonë i përcillet atij. Në lutje, kur thoni: “O i Dërguari i Allahut, selamet, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty”, përshëndetja i përcillet atij.
Dëgjova disa njerëz në Medinë të thoshin: “Babai im më porositi ta përshëndes Pejgamberin alejhis selam.” Kjo është gabim. Pejgamberi alejhis selam nuk është gjallë, kështu që përshëndetjet e të gjallëve nuk mund t’i përcillen atij. Për më tepër, nëse babai juaj përshëndet Profetin, përshëndetjet e tij do të përcillen nga ata që janë më të aftë dhe më të besueshëm se ju në dhënien e tyre, e ata janë – Melaqet.
Prandaj, nuk ka nevojë për këtë. Ne themi:
- Ti, kudo që të jesh në tokë, mund të thuash: “Selamet qofshin mbi ty, o i Dërguari i Zotit”, dhe kjo do t’i arrijë më shpejt, më sigurt dhe më mirë.”
— “Mexhmu’l Fetava”, Ibn Uthejmin, 23/416, 417.
Dijetarët e Komitetit të Përhershëm për Fetva thanë:
”Të kërkosh nga dikush tjetër të përcjellë selam te i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ose te ndonjë person tjetër i vdekur nuk është e lejuar, përkundrazi, është një bidat…”
— Fetava të Komitetit të Përhershëm, 16/29, 30.




