Pyetja:

A e ka obligim gruaja t’i zgjidhë flokët e saj gjatë marrjes së abdesit?

***

Përgjigjja:

Ajo nuk e ka obligim t’i lëshojë flokët, por i kalon përsipër me ujë dhe kjo mjafton.

Ummu Selemeh pyeti Pejgamberin, ﷺ: O i Dërguari i Allahut, unë i kam flokët shumë të ashpër, a duhet t’i lëshojë ato kur marrë gusl prej xhunubllëkut dhe menstruacioneve? Pejgamberi ﷺ tha: “Të mjafton ty vetëm të hedhësh ujë mbi kokë tre herë, pastaj lahesh dhe pastrohesh.”

Pra, prej xhunubllëkut, i hedh ujë kokës tre herë dhe kur merr abdes e fshin kokën me duar dhe kjo mjafton; dhe nuk është nevoja t’i lëshojë ato as kur merr gusl dhe as kur merr abdes, por kur merr gusl hedh tre herë ujë mbi kokë ashtu siç urdhëroi Pejgamberi, ﷺ, dhe kur merr abdes e fshin kokën përsipër me duar të njoma dhe kjo mjafton.

Gjithashtu, fshin edhe veshët duke i futur gishtat brenda tyre dhe pastaj i fshin veshët nga jashtë dhe kjo mjafton, uelhamdulilah.

Nëse i ka flokët gërshetë, a duhet ta zgjidhë gërshetin? Jo, e fshin gërshetin pësipër me duar të njoma dhe mjafton deri në kufirin e poshtëm të kokës, deri aty ku mbijnë flokët.

Ndërsa uji duhet të përshkojë pjesën që ku fillojnë rrënjët e flokëve e deri tek maja e gërshetit vetëm kur merr gusl. Kurse kur merr abdes i kalon sipër me duar të njoma deri tek pjesa ku mbaron koka (dhe fillon qafa), aty ku mbijnë flokët; e nëse flokët janë më të gjatë se aq, nuk prish punë.

Dhe kur merr gusl a duhet të zgjidhet gërsheti? Jo, nuk zgjidhet, por i hedh ujë sipër dhe uji rrjedh në të gjithë gërshetin.

Shejh Abdul-Aziz bin Baz