Pyetja:
A e kemi obligim të ftojmë në iftar personat që nuk agjërojnë?
***
Përgjigjja:
Nuk është obligim të ftojmë askënd në iftar por është nga edukata, morali, tradita e mirë dhe gjithashtu nga veprat e pëlqyera tek Allahu i Lartësuar. Këdo që ushqen ke shpërblim tek Allahu, e vërtetë është se shpërblimi më i madh është kur ftoni ata që agjërojnë. Por nëse në mesin e atyre që fton ka dikush që nuk agjëron nuk prishë punë, fundja nuk ke gjynah për këtë. Gjynah e ke ta ushqesh atë që nuk agjëron gjatë ditës, e ju nuk e ushqeni ditën por në iftar.
Andaj ashtu si të ushqesh një njeri gjatë ditëve të rëndomta jashta Ramazanit ashtu edhe gjatë Ramazanit për iftare, do të kesh shpërblim.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.