Pyetja:

Nëse masturboj (ngacmoj organin gjenital dhe hedh spermën jashtë gjatë kohës kur jam duke agjëruar) a më pranohet agjërimi dhe më tregoni se nëse jo çfarë duhet të bëjë?

***

Përgjigjja:

Masturbimi është një gjë e ndaluar në Ramazan dhe jashtë Ramazanit, ditën dhe natën, kështu, vepruesi i kësaj vepre të shëmtuar është mëkatar dhe duhet të pendohet tek Allahu për atë vepër. Sa i përket këtij veprimi gjatë ditës së agjërimit, të gjithë dijetarët e katër medhhebeve e konsiderojnë si prishës – shkatërrues të agjërimit, andaj vepruesi duhet ta kompensojë atë ditë kur ka bërë masturbimin me një ditë agjërimi jashtë ramazanit dhe të pendohet njëkohësisht.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku