Pyetja:
A e shikojnë gratë Allahun në xhenet? Kam degjuar ligjeratë që meshkujt do ta takojnë Allahun cdo të xhuma pasi kan marr pjesë ne xhami dhe ka prej aty që do ta takojnë dy herë ne ditë në mëngjes dhe ikindi varet nga pozita e afërsisë në safe dhe qëndrim.
E sa i përket gruas ajo do ta shoh Allahun vetëm një herë në festë të Bajramit … Ose disa dijetarë thojnë do ta shohin nga pallatet e tyre … Ka ndonjë argument pse gruaja nuk do takohet me Allahun ashtu si burrat?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij!
Së pari: Besimi i saktë i Ehli sunetit dhe xhematit është se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre me shikim të qartë duke u bazuar në argumente nga Kurani dhe suneti i saktë:
Allahu thotë në Kuran: “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.” (Kijameh: 22-23)
Gjithashtu ka thënë Allahu Subhanehu ue Teala: “Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xheneti) edhe më tepër (shikimi i All llahut). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhenetit, aty janë përgjithmonë.” (Junus: 26)
Dhe Profeti ﷺ ka thënë: “Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siç po e shikoni këtë (d.m.th. Hënën), duke mos pasur pengesë në shikimin e Tij.” [1]
Dhe këto argumentet që përmendëm dhe të tjera të shumta perveç këtyre dëshmojnë që Allahun do ta shohin edhe burrat edhe gratë. Dhe kjo përfshinë edhe gratë edhe burrat dhe është i përgjithshëm për të dyja gjinitë. E Allahu e di më së miri se si do ta shikojnë Atë besimtarët.
Së dyti: Prej mirësive të banorëve të xhenetit është se do të mblidhen ditën e xhuma dhe do të kënaqen me shikimin e Allahut të Lartësuar (Allahu na furnizoftë ne dhe ju me këtë mirësi!), ashtu siç ka ardhur në një hadith që e ka konsideruar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) hasen ne librin e tij “Sahihut-tergijb”, (3761).
Ndërsa ne hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Profeti ﷺ se ka thënë: “Në Xhennet ka një treg, tek i cili vijnë për çdo të premte. Aty ka kodrinë me misk (parfum), të cilën një erë e veriut e merr duke ua vendosur fytyrës dhe rrobave të tyre. Kurse atyreve (grave) u shtohet bukuria dhe mirësia, e kthehen te familja e tyre më të mirë dhe më të bukur, kurse familja e tyre u thotë: “Uallahi qenkeni bërë më të bukur dhe më të mirë.” Edhe këta do të ua kthejnë: “Edhe ju, Uallahi, qenkeni bërë më të bukura dhe më të mira”. [2]
Shejhul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) thotë në lidhje me këtë hadith: “Lejohet që fjala (u shtohet) në këtë hadith të shpjegohet me “shikimi i Allahut” dhe do të jetë kuptimi i hadithit që gratë e besimtarëve shohin Allahun në xhenet duke qenë ky shikim shkak për shtimin e bukurisë dhe mirësise së tyre, nëse shkaku do të jetë: “Shikimi i Allahut” siç është shpjeguar në hadithe të tjera.”
Ajo që është përmendur në pytje që gratë do ta shohin vetëm njëhere për Bajram, është një thënie që ka nevojë për argument. E sakta është që gratë do ta shohin Allahun e Lartësuar dhe nuk është të qënurit e gruas grua që e ndalon shikimin e Allahut, ashtu siç të qenurit burrë nuk është kusht për shikimin e Allahut siç e përmendem edhe më lart qe Allahun do ta shohin të gjithë besimtarët, banorë të xhenetit.
Së treti: Nuk përjashtohet fakti që banorët e xhenetit që do të shohin Zotin e tyre çdo të premte, të ketë disa prej tyre që ta shohin edhe në kohë të tjera, përveç së premtes, sepse banorët e xhenetit ndryshojnë në grada dhe në kënaqësitë që përjetojnë.
Por të dëshmuarit që ata do ta shohin çdo ditë (biles dy herë në ditë siç është përmendur në pyetje) duhet të jetë me argument të saktë dhe nuk ka ndonjë argument që e verteton një gjë të tillë.
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë pikërisht për këtë: “Besimtarët do të shohin Zotin e tyre çdo të premte, ndërsa që ta shohin Atë në çdo orë dhe çdo moment, për këtë nuk kemi dije.”
Së fundi: Besimtarja përpiqet në këtë dynja që të bëjë shkaqet për të qenë prej banorëve të xhenetit dhe garon sa më shumë në vepra të mira, duke u bindur që prej mirësive më madhështore për banorët e xhenetit është shikimi i Allahut dhe Allahu nuk e thyen Premtimin e Tij.
Allahu na bëftë ne dhe ju prej banorve të xhennetit dhe na mundësoftë shikimin e Tij!
Adelina Kuçana
————————————————————
[1] Transmeton Buhariu (7436), Muslimi (6333).
[2] Transmeton Muslimi (2833).