Pyetja:

A e zhvlerëson sharja abdesin?

***

Përgjigjja:

Neveviu thotë: “Mendimi i saktë është se është e rekomandueshme (mustehab) të merret abdes, mbasi të thuhen fjalë të këqija, siç është përgojimi, thashethemet, rrena, sharja, e folmja e ndyrë dhe të ngjashme me këto. Qëllimi i kësaj është shlyerja e gjynaheve, siç vërtetohet në hadith, por kjo s’është obligim.” [1]

Ibn el-Mundhir thotë:
“Dijetarët janë të një mendimi se s’është obligim të merret abdes, mbasi të thuhen fjalë të këqija, si përgojimi, sharja, rrena dhe të ngjashme.” Shafiu, Ibn el-Mundhir, el-Bejheki dhe bashkëmendimtarët tanë e cituan si dëshmi hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sipas të cilit Pejgamberi ﷺ tha: ‘Kushdo që bën be duke thënë ’Pasha Latin dhe Uzanë’, le të thotë la ilahe ila-Allah; kushdo që i thotë tjetrit ’Eja të luajmë kumar’, le të japë sadaka”. Dmth ai nuk i tha atij të merrte abdes. [2]

Shejhul-Islam ibn Tejmije thotë: “Është e rekomandueshme (mustehab) të merret abdes menjëherë mbasi të bëhet gjynahu.” [3]

—————————

[1] El Mexhmu

[2] el-Ishraf dhe el-Ixhma

[3] el-Ikhtijarat (fq. 15)