Pyetje: Cili është emri më i madh i Allahut?

Përgjigjja:

Emri më i madh i Allahut është “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje”. Thua: “Ja Hajjul-kajjum, Ja dhelxhelali uel-ikram.” Këto dy emra “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje” dhe “Ja dhelxhelali uel-ikram – O Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit” janë përmendur në tri vende në Librin e Allahut.

Është përmendur në ajetin “El-Kursij”: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje !” El-Bekare, 255.

Është përmendur në fillim të sures “Ali-Imran”: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!”

Eshtë përmendur edhe në suren “Taha” në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje.”

“Fetaua nurun ala ed-derb”, vëll. 12



Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) Përktheu: Unejs Sheme