Pyetja:

A është e lejuar përzierja e meshkujve me femra, nëse është e sigurt që nuk ka fitne?

Përgjigja:

Përzierja e meshkujve me femra është tre llojesh:

  1. Përzierja e femrave me meshkuj “mahrem” të cilët i ka haram me u martuar me ta. Dhe kjo përzierje është e lejuar, si p.sh.: përzierja e femrës me vëllanë, babanë, xhaxhanë, dajën etj. Duhet pasur parasysh se djali i xhaxhait, djali i dajës, nuk janë prej “mahremëve”.
  2. Përzierja e femrave me meshkuj me ndonjë qëllim të keq, për të cilën nuk ka dyshim se është haram.
  3. Përzierja e femrave me meshkuj në: shkolla, dyqane, biblioteka, spitale, dasma etj.

Për të gjitha këto dhe të ngjashme, ka mundësi që njeriu të mendojë se në të gjitha këto raste nuk ka mundësi që femra t’ia tërheq vëmendjen mashkullit apo mashkulli femrës.

Për t’u përgjigjur për këtë lloj, do të mundohem të përgjigjem shkurtimisht dhe gjerësisht.

  1. a)Shkurtimisht: Allahu i Lartësuar e krijoi njeriun me natyrshmërinë që mashkulli të anojë nga femra, po ashtu edhe femra të anojë nga mashkulli. Dhe në qoftë se ndodh që të përzihen meshkujt me femra, atëherë kjo ua mundëson që të dyve (si mashkullit po ashtu edhe femrës) që ta arrijnë qëllimin e tyre të keq; kjo sepse vetvetja e drejton nga e keqja, po ashtu edhe epshet e verbërojnë dhe e shurdhojnë njeriun; gjithashtu edhe shejtani e urdhëron njeriun për të keq.
  2. b)Gjerësisht:  Allahu i Lartësuar i ka mbyllur të gjitha dyert të cilat të dërgojnë deri tek përzierja e meshkujve me femra dhe e ka bërë haram përzierjen e meshkujve me femra. Argument për këtë, janë argumentet nga Kurani dhe Suneti.
  3. Nga Kurani:
  4. a) Ka thënë Allahu i Lartësuar kur tregon për ngjarjen e Jusufit (alejhi selam):“E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: ‘Eja!’. Ai (Jusufi) tha: ‘Allahu më ruajt, ai zotëria im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)?’. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.” Jusuf, 23.

Nga ky ajet e shohim se pasi që është përzier mashkulli me femrën, e në këtë rast Jsufi me gruan e zotërisë së Egjiptit, filloi ta shfaq atë çka kishte në brendësinë e saj dhe kërkoi nga ai (Jusufi) që të bëjë atë çka dëshironte ajo, mirëpo Allahu i Lartësuar e mëshiroi Jusufin dhe e shpëtoi nga ajo. Allahu i Lartësuar thotë: “E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).” Jusuf, 31.

Pra kështu, çdo herë që ndodh përzierja e meshkujve me femra, fillon animi i njërës palë nga tjetra dhe pastaj vetëm kërkojnë mënyra se si ta arrijnë atë çka dëshirojnë.

  1. b) Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar meshkujt që ta ulin shikimin dhe mos t’i shikojnë femrat, po ashtu i ka urdhëruar femrat që ta ulin shikimin dhe të mos i shikojnë meshkujt.

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre…” Nur, 30-31.

Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar meshkujt dhe femrat që ta ulin shikimin e tyre. Dhe dihet se urdhri tregon që ajo vepër është uaxhib (obligim), përveç nëse e shikon rastësisht, siç e transmeton Hakimi në “Mustedrekun” e tij nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) i ka thënë atij: “O Ali, mos ta shoqërojë shikimi shikimin, sepse me të vërtetë e para është për ty, kurse e dyta kundër teje”.

Allahu i Lartësuar nuk e ka bërë shikimin haram përveç se dihet se shikimi është një lloj i zinasë, siç transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja dhe zinaja e këmbës janë hapat.” Buhariu dhe Muslimi.

Të gjitha këto quhen zina (imoralitet) sepse ai është kënaqur duke e shikuar një grua të huaj. Po ashtu, shikimi e çon atë që kjo femër të hyjë në zemrën e tij dhe pasi të hyjë në zemrën e tij, zemra e tij e çon drejt një të keqeje edhe më të madhe.

Pasi që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar shikimin e femrës, për shkak se shikimi të çon drejt zinasë (e që ky (shikimi) është i pranishëm në përzierjen e meshkujve me femra). Gjithashtu edhe përzierja e meshkujve me femra është haram, sepse kjo (përzierja e meshkujve me femra) është mjet i cili të çon drejt zinasë.

  1. Argumente nga Suneti:
  2. a) Transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij nga Umu Hamid (gruaja e Ebi Hamid Esadi) se ajo kishte ardhur te pejgamberi (alejhi selam) dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të falem pas teje(në xhami) “. Pejgamberi (alejhi selam) i tha: “E kuptova që ti ke dëshirë të falesh pas meje, mirëpo namazi yt në shtëpinë tënde është më i mirë se sa namazi yt në xhaminë time”.Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se urdhëroi ajo që t’i ndërtohet një mesxhid (xhami e vogël) mbi shtëpinë e saj dhe, vallahi, gjithmonë u falte në të, derisa vdiq.

Po ashtu, transmeton Ibn Huzejme në “Sahihun” e tij nga Abdullah ibn Mesudi (Allhu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë që namazi i gruas më i dashur tek Allahu është namazi në shtëpinë e saj”.

Pra, nëse gruaja është urdhëruar që ta falë namazin në shtëpi dhe se namazi i saj në shtëpi është më i mirë dhe më me vlerë se sa namazi në xhami dhe namazi me pejgamberin (alejhi selam) duhet kuptuar se përzierja e meshkujve me femra është haram edhe më shumë.

  1. b) Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:“Safi më i mirë i burrave është safi(rreshti) i parë dhe më i keqi është i fundit, ndërsa safi më i mirë për gra është i fundit, kurse më i keqi është i pari”.

Pejgamberi (alejhi selam) u tregoi grave që nëse falen në xhami, duhet që të ndahen nga meshkujt (të falen në një pjesë tjetër mbrapa burrave), pastaj tregoi se safi (rreshti) më i mirë për gra është i fundit, kurse më i keqi është i pari. Safi i parë është më i keqi për femra për shkak të afërsisë së atij rreshti me rreshtin e meshkujve. Gjithashtu e urreu rreshtin e fundit të meshkujve për shkak se janë më afër grave.

Pra, pejgamberi (alejhi selam) e urreu safin e fundit të meshkujve, dhe safin e parë të grave, për shkak të afërsisë të të dyja palëve, e si do të jetë çështja nëse ata përzihen duke mos qenë në namaz? Pra, kuptohet se përzierja e meshkujve me femra është haram.

  1. c) Transmetohet nga Usame ibn Zejd se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe se sa fitneja (sprova) e grave”.Buhariu dhe Muslimi.

Pra, pejgamberi (alejhi selam) e quajti femrën fitne (sprovë) dhe si ka mundësi që të bashkohen sprova me të sprovuarin? Pra, kjo nuk është e lejuar.

  1. d) Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:“Kini frikë dhe ruajuni nga fitneja e grave, sepse me të vërtetë fitneja(sprova) e parë tek beni israilët kanë qenë gratë”. 

Në këtë hadith pejgamberi (alejhi selam) urdhëroi që të kemi kujdes nga sprova e grave dhe dihet se urdhri tregon që është uaxhib (farz), që të ruhemi nga fitneja e grave. Pra, edhe përzierja e meshkujve me femra është haram, për shkak se nuk ka mundësi që të ruhemi nga fitnet e tyre.

 

Shkëputur nga fetvatë e shejh Ibrahim Ali Shejhut (Allahu e mëshiroftë!) 10/35-44.

Përktheu: Eroll Nesimi