Pyetja:

A është e ligjërueshme bërja e ikametit kur gratë falen bashkë?

***

Përgjigjja:

Ato (gratë) nuk e kanë të ligjërueshëm bërjen e ikametit kur falin namazin; qoftë kur e falin vetëm apo me xhemat mes tyre, si dhe nuk e kanë të ligjëruar thirrjen e ezanit.

[Fetava Lexhnetu Daimetu: 6/84]

Nuk është e ligjërueshme që femra të thërrasë ezanin apo të bëjë ikametin kur ajo fal namaz, sepse diçka e tillë është vetëm për burrat. Ndërsa grave nuk u ligjërohet thirrja e ezanit dhe bërja e ikametit, porse falen pa ezan dhe pa ikamet.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetava ëe mekalat muteneëiatu”: 10/356

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Ylli Rama