Pyetja:

A është e ndaluar të të zë lindja e diellit duke bërë dhikrin? E kam një libër të vogël “Mburoja e Muslimanit” në të cilin ka lutje të mira për mëngjes dhe mbrëmje sepse e di që nuk është mirë të të zë lindja e diellit duke u falur?

***

Përgjigjja:

Përkundrazi, ashtu duhet vepruar. Lindja e diellit e ndalon namazin për një periudhë të shkurtër prej gjysmë ore. Sa i përket dhikrit dhe duave të ndryshme gjatë asaj kohe, e sidomos lutjeve të mëngjesit që i keni në “Mburoja e Muslimanit”, pikërisht atëherë e kanë kohën. Nëse muslimani e falë sabahun dhe bën dhikër derisa të lind dielli dhe kalon një gjysmë ore, pastaj i falë dy rekate nafile, ka dhënë sadaka (lëmoshë) për çdo nyje të trupit të tij për atë ditë.Po ashtu edhe pas namazit të ikindisë si dhe duke perënduar dielli nuk bën të falim namaz nafile, por pikërisht atëherë është koha e dhikrit të mbrëmjes.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku