Pyetja:
A është gjynah të flemë pas namazit të sabahut?
***
Përgjigjja:
Sipas nevojës, nëse ke nevojë të flesh mundesh të flesh, nuk ka ndalesë. Tani po flasim vetëm për normën se a lejohet apo nuk lejohet, që dallon nga trajtimi se çfarë është më mirë.
Të jemi të sinqertë, ne jemi në sprovë ngase ne jetojmë në një gjerësi dhe gjatësi të globit ku sprovohemi me gjatësinë dhe shkurtimin e natës dhe ditës, gjatë verës dhe dimrit. Kështu që gjatë verës pothuajse mbetet e paimagjuar që njeriu të rri zgjuar pas sabahut. Mirëpo mbetet e lejuar të flesh nëse e ke falur sabahun dhe me atë gjumë nuk lë mangu diçka nga obligimet. Por se a është më mirë të rrimë zgjuar dhe të ndjekim bereqetin e mëngjesit, kjo pastaj është temë tjetër.
Hoxhë Ekrem Avdiu
Comments are closed.