Pyetja:

Kam tre fëmijë dhe për asnjërin nuk kam therrur kurban kur kanë lindur. Tani fëmijët janë rritur por nuk po munden të gjejnë punë, a mund të jetë shkaku i mos prerjes së kurbanit?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk është për këtë. Therrja e kurbanit për fëmijun e porsalindur është sunet, punë vullnetare dhe e pëlqyeshme. Kushdo që e kryen ka shpërblim, dhe ai që nuk e bën nuk ka dënim.

Pse njeriu nuk gjenë dot punë nuk lidhet me faktin mos therrjes së kurbanit për fëmijun e porsalindur, e që quhet akika. Pra therrja e kurbanit për fëmijun e porsalindur quhet akika, si dhe dispozita e saj në fenë islame është sunet. E që nëse e kryen është mirë për fëmijun dhe merr shpërblim, por edhe nëse nuk e kryen fëmiju nuk dëmtohet dhe ju nuk keni gjynah.

Po cilën ta veprojmë? Natyrisht më mirë të prejmë akika. Nëse nuk e keni bërë sa kanë qenë të vegjël fëmijët mund ta bësh tani, ani pse ata janë rritur e ndoshta edhe martuar, nëse ju i keni mundësitë mund të preni akika për ta edhe tani.

Ndërsa kush nuk i ka mundësitë suneti për të bie, ngase nuk ka të holla dhe nuk mundet ta therr akikanë andaj edhe lirohet në tërësi.

Hoxhë Fadil Musliu

Comments are closed.