Pyetja:

Jam një vajzë e re dhe kam shumë stoli të cilat kanë flutura apo si lloj mace a është gjynah t’i mbaj ato?

***

Përgjigjja:

Nëse në ato stoli janë të qarta pamjet e atyre insekteve apo kafshëve dhe mund të identifikohen si të tilla, është e ndaluar bartja e tyre.

Nëse janë nga ari apo argjendi mund të përfitoni nga to, i shitni dhe mund të blini gjëra të tjera të zbukurimit, pasi ata dy metale shkrihen dhe përpunohet prej tyre gjë tjetër. Nëse nuk mund të identifikohen qartë ato krijesa, bën të mbahen.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku