Pyetja:

Unë jam një motër muslimane, i fali pesë kohët e namazit, ndërsa i fejuari im e fal xhumanë dhe ndonjeherë edhe ndonjë namaz tjetër. Kur unë e pyes se pse s’po fillon të falesh rregullisht pasi e din se pa namaz nuk ka asgjë, ai më përgjigjet se po pres derisa t’më shtohet imani.

***

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, shokët e Tij dhe mbi të gjithë besimtarët.

Së pari dua të them se sikur që mashkulli e ka obligim ta kërkojë një vajzë fetare dhe të moralshme dhe që ia ka frikën Allahut, edhe vajza e ka për obligim që ta zgjedhë atë i cili është fetar, është burrë i moralshëm dhe është burrë që ia ka frikën Allahut kudo që të jetë. Sepse, pakujdesia jonë në këtë çështje pastaj shkakton shumë probleme në jetën tonë bashkëshortore dhe në të ardhmen e çiftit.
Pastaj, ti e ke obligim që nëse e sheh burrin tënd apo të fejuarin tënd duke mos i përfillur urdhërat e Allahut që ta kshillosh në të mira, me butësi, t’ia përkujtosh atij dënimin e Allahut për atë i cili nuk i kryen obligimet e Allahut e sidmos për lënien e namazit ta këshillosh se namazi është obligim kryesor në fenë e Allahut dhe që pa namaz nuk ka xhenet. Pastaj, nëse ai të thotë se ka kohë deri sa të më shtohet imani duhet që t’ia përkujtosh se vdekja është një  moment që njeriut i vjen befas dhe nuk duhet njeriu të shpresoj në këtë botë dhe pastaj të jetë neglizhent ndaj urdhërave të Allahut. Vdekja është moment që njeriun e ndan nga kjo botë qoftë ai i ri apo plak. Andaj, përkujtoja që nuk duhet të pret derisa t’i shtohet imani sepse njeriu nëse nuk përpiqet vet ta shtoj imanin ai nuk mund të arrij në shtimin e imanit asnjëherë. Pastaj, këshilloje atë për rrezikun e shoqërimit me njerëz të këqij dhe dëmet që pasojnë. Njeriu duhet ta zgjedh shoqërinë e mirë sepse shoqërimi me njerëz të këqij nuk sjell asgjë përveç se hidhërimin e Allahut dhe zhytjen në mëkate dhe në probleme. Nëse këto këhsilla nuk i merr prej teje atëherë mundohu ose të gjesh ndonjë libër në lidhje me këto në lidhje me  rrezikun e lënies së namazit dhe rrezikun e shoqërimit me njerëz të këqij ndoshta kjo i bën dobi, apo ndonjë  kasetë. Ose, të gjesh ndonjë njeri që ai e don e që është fetar dhe ta porositësh atë që ta këshillojë të fejuarin tënd duke mos e ditur  i fejuari yt që ti e ke porsitur për një gjë të tillë, në mënyrë që mos të shkaktoj kjo urrejtje mes jush. Pastaj, lute Allahun shumë, sidomos në momentet kur Ai i pranon duatë, që Allahu ta udhëzojë në rrugën e drejtë dhe t’ia forcojë  imanin e tij. Poashtu, është me rëndësi që ai ta kuptoj sinqeritetin tënd dhe se të gjitha ato këshilla që ia jep dhe të gjitha ato fjalë që ia thua i ke për të mirën e tij. Bëhu e butë dhe sillu mirë me të, duhet të kesh kujdes edhe në obligimet që ke ndaj tij sikur që edhe ai duhet të kujdeset në obligimet që ka ai ndaj teje.
Pastaj, nëse të gjitha këto nuk bëjnë dobi dhe e sheh devijimin e tij dhe mos përmirësimin e tij atëherë duhet të kërkosh një bisedë  më serioze në zgjidhjen e këtyre problemeve për derisa nuk është bërë vonë për këtë çështje. Allahu e din më së miri.

Shaban Murati