Pyetja:
A është e ndaluar larja në det, ngase kam dëshirë të shkojë me bashkëshortin dhe fëmijën?
***
Përgjigjja:
Deti është një krijesë e Allahut që është në shërbim të interesave të shumta dhe të llojllojshme të njeriut. Në kuadër të dobive dhe shërbimeve që i jep deti, është edhe klima dhe ajri përreth tij që është i dobishëm për shërimin e disa sëmundjeve sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kanalet e frymëmarrjes. Në esencë nuk është e ndaluar të lundrohet në deti derisa është i qetë, (përveç kur deti është i trazuar, atëherë nuk lejohet të lundrohet mbi të), as të notohet në det etj. Ajo që e ndalon detin është zhveshja e njerëzve në ambient të hapur, e sidomos e gjinisë femërore. Andaj nëse jeni e sigurt se askush nuk mund t’ju sheh as nga afër e as nga larg, atëherë ju lejohet të shkoni afër detit e të laheni në të, por një gjë e tillë është e vështirë në shumicën e brigjeve detare të eksploruara. Që të bëhet haram afrimi tek deti, mjafton që dikush tjetër të qëndrojë aty pa petkun islam, edhe nëse ju personalisht jeni e veshur mirë.
Andaj puna kthehet tek ambienti, jo te vet deti.
Allahu e di më së miri!
Hoxhë Muhamed Dërmaku