Pyetje: “Kam blerë ushqim delesh nga një prej ndërmarrjeve biznesore përkatëse, pagesën e së cilës jemi marrë vesh që ta bëjmë një pjesë menjëherë, ndërsa pjesën e mbetur ta bëj për një afat të caktuar kohorë. Mirëpo, në marrëveshje ata më kushtëzuan mua që nëse e vonoj pagesën nga afati i përcaktuar, atëherë do të jem i detyruar të paguaj shtesë 5% të çmimit të përgjithshëm. Atëherë pyetja ime është se, kjo shtesë në rast vonimi të kthimit të borxhit a është kamatë, duke pasur parasysh se ata e quajnë këtë shtesë (dënim) për shkak të vonimit në kthim të borxhit?!”

Përgjigje: “Ky kusht është i pavlerë dhe nuk është i lejueshëm. Si i tillë quhet kamatë e mosdijes, ngase sa herë që vonohet borxhi shtohet edhe shuma që duhet të kthehet. E rëndësishme është që ta dini se, qysh në bazë shitblerja e tillë është e jo-valide, prandaj është e obligueshme që të lihet malli i tillë dhe të largoheni nga shitblerja në fjalë, ngase Allahu thotë:

وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا

“Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.” 2:275

Dhe kjo formë e shitblerjes siç edhe e theksuam më lartë është shitblerje me kamatë.

Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.”

 

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 1/18706