Pyetja:
A është më mirë të hamë ushqim së bashku me familjen apo secili i vetëm?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin ﷺ
Prej traditës profetike dhe asaj të shokëve të Pejgamberit ﷺ (Allahut qoftë i kënaqur me ta!), është se ushqimin duhet ngrënë së bashku me familje. Përcillet nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Bereqeti në ushqim është të hani së bashku.” Poashtu përcillet nga Ibn Abasi (Allahut qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: “Melaiket e Allahut luten për pjesëtarët e asaj familje, e cila bashkohet për ta ngrënë një vakt ushqimi.”
Hoxhë Jusuf Hajrullahu
Comments are closed.