Pyetja:

A është më sevap për muslimanin të shkojë në haxh me të hollat e fëmijës apo të shkojë me të hollat e veta dhe sa është e saktë thënia se me këtë veprim fshihen të gjitha mëkatet ndaj prindërve.

***

Përgjigjja:

Jo, assesi nuk është më sevap që obligimin e haxhit muslimani ta kryejë me mjete të fëmijës së tij sesa me të vetat, edhe pse lejohet, që në mungesë të mjeteve të veta t’i pranojë ato prej fëmijës së tij për ta arritur këtë qëllim. Ndërsa, nuk qëndron thënia se nëse ia mundëson prindit shkuarjen në haxh, kryhen të gjitha obligimet ndaj tij.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku