Pyetja:
Më ka ndodhur disa herë që pasi kam falur namazin e jacisë në xhami kur kam ardhur në shtëpi jam hutuar dhe kam menduar se nuk e kam falur. Jam ngritur për ta falur por në rekatin e tretë më është kujtuar dhe e kam lënë. A kam vepruar drejtë?
***
Përgjigjja:
Është dashur të falësh edhe një rekat tjetër dhe të i bësh gjithsej katër rekate. Kështu do të llogariteshin si nafile, ngase nuk ka namaz nafile tre rekate përpos vitrit dhe ju nuk keni falur vitrin në këtë rast.
Por dashtë Allahu do të pranohen si nafile dy rekatet e para, Ai e di më së miri!
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.