1. Pse duhet një musliman të ndjek një imam të caktuar?
2. Çfarë të keqe ka nëse dikush ndjek një Imam në një pjesë, dhe një imam tjetër në një pjesë tjetër? Pasiqë të gjithë janë pasuesit e Pejgamberit ﷺ.
3. Kënd e kanë ndjekur si imam Sahabët dhe Tabiinët?
***
Përgjigjja:
1. Muslimani duhet të ndjek Sheriatin. Nëse ai është Muxhtehid, d.t.th., ekspert në të gjitha lëmitë e ndryshme të shkencave Islame atëherë ai do të ndjek Kuranin, Hadithin, Ixhmanë drejtpërdrejt duke përdorur aftësitë e tij për të nxjerrë ligje. Nëse një person nuk i posedon këto aftësi, atëherë ai duhet të ndjekë dikë që i posedon këto aftësi. Për këtë është Ixhmaja (konsensusi) e Ummetit dhe është e mbështetur nga ajetet Kuranore dhe Hadithet.
2. Nëse dikush merr dhe zgjedh nga medhhebet (ato që i pëlqejnë), atëherë ai do të jetë duke ndjekur dëshirat e tij dhe nuk zgjat shumë që dikush ndjek dëshirat e tij e të mos humbas rrugën (të devijoj). Vetëm ai që është i përgatitur mirë (i ditur) në Sheriat, e di implikimin e marrjes dhe përzgjedhjes. Çdo vendim është i bazuar në një parim më të përgjithshëm dhe kështu që duke marrë dhe zgjedhur (diçka) që është kundër këtyre principeve (njeriu) do të jetë në kundërshtim me vetveten. (Dhe) ka Ixhma se një duhet të ndjek vetëm një medh’heb.
3. Ata Sahabë dhe Tabi’in të cilët nuk ishin muxhtehid, i ndiqnin ata që ishin. Kjo është e vërtetuar në shumë transmetime.
Allahu e di më së miri.
Përktheu: Alina Spahiu