Pyetja:

A është obligim veshja e çorapeve jashtë shtëpisë për muslimanen? Nëse po, a është farz apo sunet?

***

Përgjigjja:

Motra muslimane e ka detyrim (vaxhib) që ta mbulojë të gjithë trupin e saj në sy të burrave të huaj, qoftë në rrugë apo në çdo vend tjetër, duke përjashtuar vetëm duart deri në kyçe dhe fytyrën, të cilat nuk janë prej auretit të gruas te shumica e dijetarëve, edhe pse ka prej tyre që thonë se edhe fytyra e duart janë auret dhe duhen mbuluar (sidomos nëse shkaktohet ngacmim dhe fitne, ose kur një grua është shumë e bukur, atëherë duhen mbuluar patjetër).
Allahun i Madhëruar ka thënë:

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31)

Prej këtu, kuptohet që këmbët dhe thembrat e tyre janë prej auretit dhe gruaja muslimane duhet veshur çorape kur del në rrugë, në mënyrë që të mos i dalin këmbët apo thembrat e tyre, gjë e cila tërheq vëmendjen dhe nuk është e hijshme për një grua muslimane që shpreson shpërblimin e Allahut të Madhëruar.

Alaudin Abazi