Pyetje: A është problem nëse gjatë abdesit ujin në hundë e fusim me dorën e majtë, pasi që me dorën e djathtë na bie shumë prap?
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.
Përdorimi i dorës së majtë për të futur ujin në hundë (istinshak) nuk është i preferuar, përkundrazi mustehab- e preferuar është që të bëhet me dorën e djathtë.
Ndërsa nxjerrja e ujit nga hunda (istinthar) bëhet me dorën e majtë
Ibnu Kudame në el-Mughni thotë:
“Është e preferueshme të bëhet shpërlarja e gojës dhe futja e ujit në hundë me dorën e djathtë, pastaj nxjerrja e ujit nga hunda me dorën e majtë. Kjo është transmetuar nga Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai morri abdes, duke la duart tri herë, mori ujë me dorën e djathtë, e ngriti tek fyti, bëri shpërlarje të gojës dhe futi ujë në hundë me një grusht, ndërsa nxorri ujin nga hunda me dorën e majtë. Këtë e bëri tre herë.”
Po ashtu elKasani në Beda’i’u-Sana’i’ thotë: “Dhe shpërlarja e gojës dhe futja e ujit në hundë duhet të bëhet me dorën e djathtë. Megjithatë ka disa dijetarët që kanë thënë se shpërlarja e gojës bëhet me të djathtën ndërsa hunda me të majtën, sepse goja është e pastër ndërsa hunda është më e papastër, dhe e djathta përdoret për gjërat e pastra ndërsa e majta për gjërat më pak të pastra.”
Rrjedhimisht pra, nëse për ndonjë nevojë apo arsye të caktuar përdor dorën e majtë për futjen e ujit në hundë kjo nuk përbën mëkat pasiqë këtu bëhet fjalë për një veprim të preferuar.
Por edhe nëse e përdorë dorën e majtë duke pas mundësi me përdorë dorën e djathtë prap abdesi asht i vlefshëm
Vallahu teala a’lem.
Burimi: pergjigje.net



