Pyetje: Nëse një person fal namaz me synimin që të mbrohet nga Allahu prej xhinëve dhe syrit të keq, dhe jo me qëllimin kryesor të adhurimit të Allahut xhele xhelaluhu, çfarë gjykimi ka?

Përgjigje:
Jo, nuk lejohet një gjë e tillë. Nëse realizon qëllimin kryesor të namazit (dhe çdo adhurimi tjetër), atëherë plotësohen edhe kërkesat e tjera. Përndryshe, këto janë qëllime të ngushta që lidhen thjesht me jetën e kësaj bote.

Vërejtje: Allahu na mëson që t’i kërkojmë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.