Pyetja:
Gjatë leximit të ajeteve të cilat flasin për Madhërinë e Allahut siç është fillimi i sures A`la ose për faljen si fundi i ajetit te fundit te Sures El Bekare, a është sunnet të madhërohet Allahu me fjalën SubhanAllah, tek ajetet e mëshirës dhe të thuhet “Amin” aty kur ajeti përmban në vete lutje që Allahu të na fal?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ka qenë traditë e Profetit ﷺ që kur lexonte Kuran në namaz dhe këndonte ajete mëshire e luste Allahun për mëshirë e kur lexonte ajete ndëshkimi i kërkonte Allahut ta ruajë. Nuk është transmetuar që kur kalonte te ajetet e urdhrit për tesbih të bënte tesbih, po na ka urdhëruar pasi zbritën ajetet “sebih isme rabike ela’la” ta zbatojmë në sexhde. Ndërsa kur i zbriti “fesebbih bismi rabbikel adhim” ta zbatojmë në ruku, siç veprojnë sot e kësaj dite muslimanët në faljen e tyre.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja