Pyetja:

Nëse i thoni “Unë i premtoj vetes se nuk do ta bëj këtë e atë”, a i nënshtrohet kjo rregullave të një zotimi/betimi që i bëni Allahut, edhe nëse qëllimi juaj ishte të bënit një zgjidhje të fortë dhe jo një premtim të mirëfilltë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ajo që nënkuptohet me betim apo zotim është premtimi para Allahut të Lartësuar për të bërë diçka. Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Një zotim është një lloj betimi dhe çdo zotim është një betim. Pra, kur ai që bën një zotim thotë: ‘Unë ia kam borxh Allahut të bëj kështu’, është njësoj si thënia e tij: ‘Betohem në Allahun se me siguri do ta bëj filan veprën’. Ajo që nënkuptohet nga këto dy fraza është angazhimi para Allahut për ta bërë atë veprim.” [1]

Një formë tjetër betimi apo zotimi është dhënia e një premtimi ndaj Allahut të Lartësuar, si p.sh.: ‘I premtoj Allahut se do ta bëj këtë e atë.’

Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Premtimet dhe zotimet janë të ngjashme, ose të njëjta në kuptim. Pra, nëse dikush thotë: ‘Unë i premtoj Allahut që do ta bëj haxhin këtë vit, ky është zotim, zotim dhe betim’.” 

Por bërja e një premtimi ndaj vetes nuk konsiderohet si një lloj betimi ose zotimi. Përkundrazi, është një deklaratë e vendosmërisë dhe vendimit të dikujt për ta bërë atë vepër. Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

————————————————————————

[1] Mexhmu’el-Fataua 35/258.

Comments are closed.