Pyetja:

Tetë vite s’kam pasur fëmijë e pastaj Zoti fuqiplotë ma dhuroi një djalë, ndërsa
tani i kam dy djem. Kur e linda djalin e parë u patëm betuar me burrin që do t’i
ndihmojmë një familjeje të varfër por ka tri vite pas lindjes së djalit e ky ka mbetur
vetëm premtim. Tani a mos është vonë për ta përmbushur premtimin apo është
krejt në rregull?

***

Përgjigjja:

Përderisa keni premtuar apo jeni zotuar ta kryeni një punë të ndershme, e cila vlerësohet lart në Islam dhe Allahu i shpërblen njerëzit bamirës, nuk është vonë që tani ta përmbushni atë zotim, në formë falënderimi ndaj Allahut Fuqiplotë. Vonesa në punë të mira, nuk vlerësohet mirë, por është më e mirë sesa lënia e punëve të mira pas dore krejtësisht.Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku