Pyetja:
Nëse dikush e heq shaminë para dikujt që nuk i lejohet, a është e njëjtë sikur me të pa krejt njerëzit e tjerë pa shami, apo dënohet vetëm për atë person e ka parë? D.m.th. po dua të pyes: a humb shpërblimi që e mban shaminë para tjerëve, nëse veç para një personi e heq?
***
Përgjigjja:
Jo, nuk e humb shpërblimin e bartjes së shamisë dhe nuk mund të quhet e zbuluar, pa hixhab, por ajo e mbart vetëm gjynahun që shfaqet e zbuluar para personit që është e ndaluar të shfaqet e tillë para tij. Motra në atë rast duhet ta ketë frikë Allahun dhe ta respektojë mbulesën edhe para atij personi, por megjithatë nuk mund të numërohet si e pazbuluar.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku