Pyetja:
A lejohet që njeriu i cili kryente gjynahe të mëdha më parë, të bëhet imam i muslimanëve, pas pendimit të tij?
***
Përgjigjja:
Pendimi i fshin gjynahet e kaluara dhe ai që pendohet është si ai që nuk ka gjynahe. Allahu i Lartësuar thotë:
”Thuaju atyre që mohuan, nëse ata ndalojnë (nga mosbesimi), do t‘u falen gjynahet e mëparshme.” (El Enfal: 38)
Profeti ﷺ ka thënë: ”Hyrja në Islam i fshin gjynahet e mëparshme dhe pendimi eleminon gjynahet që ndodhen më parë.” [1]
Komisioni i përhershëm i fetvave
Përktheu: Udha e Besimtarëve
—————————–
[1] Muslimi