Pyetja:

Nëna ime bleu një tokë me paratë e saj dhe babai im e regjistroi në emër të tij. Pastaj babai im e shiti tokën. Ai ka punë dhe unë jam i papunë dhe nuk ma ka dhënë pjesën time. Cili është vendimi islam?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse nëna jote e ka blerë tokën për vete dhe nuk ia ka dhënë babait tënd, atëherë ajo ka qenë pronë e saj dhe nuk lejohet të bëhet shkelje ndaj saj. Kur ajo vdiq, toka iu kalua trashëgimtarëve të saj, kështu që babai juaj ka të drejtë në një të katërtën e saj, dhe pjesa tjetër duhet t’u jepet trashëgimtarëve.

A i lejohet babait tënd të marrë pjesën tënde nga ndonjë prej vëllezërve e motrave, nëse ka?

Duhet të kuptoni se babai ka të drejtë të marrë nga pasuria e djalit të tij, nëse ka nevojë për të, në mënyrë që të mos jetë e dëmshme për djalin e tij, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “..pasuria jote është e babait tënd.” [1]

Nga Amr ibn Shuajbi transmetohet se një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: O i Dërguari i Allahut, unë kam pasuri dhe fëmijë, dhe babai im ka nevojë për pasurinë time. Ai tha: “Ti dhe pasuria jote janë të babait tënd. Ndër më të mirat e asaj që konsumoni është ajo që fitoni, kurse pasuria e fëmijëve tuaj është pjesë e asaj që fitoni, prandaj konsumoni dhe kënaquni me të.” [2]

Shumica e fukahave vendosin kushte për këtë:

1.. Kur babai të jetë nevojli (të marrë një pjesë të pasurisë së djalit të tij).

2.. Që djalit të mos i bëhet dëm, prandaj ai nuk duhet të marrë atë që i duhet djalit të mbajë.

3.. Nuk duhet të marrë prej tij për t’ia dhënë vëllait të tij.

Nëse ke nevojë për pjesën tënde të tokës dhe marrja e saj prej teje është e dëmshme për ty, nuk i lejohet babait ta marrë atë.

Ju duhet të gjeni një ndërmjetës që mund t’i flasë babait tuaj për këtë – dikë, njohuritë dhe mendimet e të cilit i besoni – ndërkohë që jeni të kujdesshëm që ta nderoni babanë tuaj dhe ta trajtoni me mirësi, edhe nëse ai ju keqtrajton, apo ka sjellje të padrejtë ndaj jush, ju prap se prapë nuk jeni i liruar ndaj detyrës, që ke ndaj tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun të kujdeset për prindërit e tij. Nëna e tij e barti atë, (duke i shtuar) dobësi mbi dobësi dhe shkëputja e tij nga gjiri është për dy vjet. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tuaj; tek Unë është destinacioni (përfundimtar)..” Por nëse ata përpiqen që të më bëjnë shok Mua atë për të cilën nuk ke njohuri, mos iu bind atyre, por shoqëroji ata në [këtë] botë me mirësinë e duhur dhe ndiqni rrugën e atyre që kthehen tek Unë (me pendim). Pastaj kthimi juaj do të jetë tek Unë dhe Unë do t’ju informoj për atë që keni bërë.” (Lukman: 14-15)

Transmetohet se Abdullah ibn Abbasi ka thënë: Nuk ka musliman që ka dy prindër muslimanë dhe e fillon ditën duke i trajtuar me mirësi, por Allahu do t’i hapë dy porta – që do të thotë për në xhenet – dhe nëse ai ka vetëm një prind, Ai ia hap një portë. Pastaj nëse ai zemëron njërin prej tyre, Allahu nuk do të jetë i kënaqur me të derisa (prindi i tij) të jetë i kënaqur me të. U tha: Po sikur ta keqtrajtojnë? Ai tha: Edhe nëse e keqtrajtojnë. [3]

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

——————————

[1] Ibn Maxhe (2291), Ibn Hibbani (2/142, 2292) dhe Ahmedi (6902)

[2] Ahmedi (6678), Ebu Davudi (3530) dhe Ibn Maxhe (2292)

[3] Buhariu, “Edeb el-Mufred” (7)

Comments are closed.