Pyetja:

A i lejohet femrës muslimane të heq qimet e fytyrës?

***

Përgjigja:

I lejohet femrës muslimane heqja e qimeve nga fytyra përveç vetullave. Për shkak se i Dërguari i Allahut ﷺ, i ka mallkuar ato që i heqin apo i rrallojnë vetullat. [1]
Pra heqja apo shkulja e vetullave është ajo që është mëkat për femren, kurse heqja e qimeve tjera lejohet. Allahu e di më së miri.

Lejohet ngjyrosja e flokëve me çfardo ngjyre që dëshiron, përveç ngjyrës së zezë, për arsye se Profeti ka ndaluar ngjyrosjen me të (ngjyrë të zezë), siq transmeton Muslimi dhe të tjerët. Disa dijetarë, gjithashtu nuk kanë pëlqyer ngjyrosjen e flokëve me ngjyra jonatyrore si të kaltër apo të gjelbër apo ndonjë ngjyrë tjetër që nuk është normale.

Sa i përket shatirimit të flokëve apo ngjyrosjes së flokëve me dy apo më shumë ngjyra nuk është e ndaluar, për shkak se ndalesa ka ardhë në ngjyrosjën vetëm me ngjyrë të zezë, mirpo duhet të kemi parasysh edhe atë se muslimanit, qoftë femër apo mahkull i ndalohet ngjasimi me pabesimtarët, prandaj nëse qëllimi është kjo ngjasimi i jobesimtarëve, atëherë ajo kalon në harram.

Alaudin Abazi

——————

[1] Buhariu