Pyetja:

A ka mundësi të më tregoni se a i lejohet një motre muslimane të zbukurohet (grimoset) dhe ashtu të dalë në rrugë?

***

Përgjigja:

Nëse bëhet kjo para burrit është e lejuar por nëse zbukurohet dhe del në rrugë, atëherë kjo assesi nuk lejohet dhe është prej harameve të mëdha. Allahu i Madhëruar në librin e tij Fisnik, ka thënë: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme.” Ahzab: 33
I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Çdo grua që zbukurohet dhe parfumoset, pastaj, del në rrugë dhe e dëgjojnë erën e saj ajo është zinaqare.”

Dr. Shefqet Krasniqi