Pyetja:
A i lejohet gruas shtatzënë që të falet dhe të hyjë (qëndron) në xhami?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon vetëm Allahut.
1. Sheriati e ka ndaluar femrën që të falet dhe të hyjë në xhami gjatë periudhës të ciklit menstrual.
Ndërsa sa i përket gruas shtatzënë, Sheriati nuk e ndalon që ajo të falet dhe të hyjë (qëndron) në xhami. Ajo është e obliguar që ta fal Namazin pesë herë në ditë dhe i lejohet që të falë Namaz vullnetar sipas dëshirës së saj. Poashtu e ka të lejuar që të qëndron në xhami, qoftë për Namaz, apo për ligjërata, ose takime të dobishme, përderisa i ka plotësuar kushtet të cilat i ka vendosur Sheriati për daljen e gruas nga shtëpia e saj.
2. Ka disa dispozita të cilat i ka ligjësuar Allahu për gruan shtatzënë, dispozita të cilat janë të veçanta për gjendjen e saj, prej këtyre dipozitave mund të përmendim:
– Ajo e ka të ndaluar ngrënien, pirjen, apo veprimin e diçkaje që i bën dëm foshnjës apo shkakton abortin e saj.
– I lejohet asaj që ta prish agjërimin gjatë Ramazanit, nëse agjërimi e mundon. Madje agjërimi për të mund të jetë haram (i ndaluar), nëse i bën dëm foshnjës.
Thuhet në Enciklopedinë e Fikhut: “I lejohet gruas shtatzënë që ta prish agjërimin nëse ka frikë dhe ia mer mendja se agjërimi mund t’i bëj dëm asaj, ose foshnjës së saj. Madje obligohet ta prish agjërimin, nëse frikësohet se agjërimi mundet që ta dëmton shumë, mirëpo këto ditë do t’i kompenzon, pa fidje (shpagim). Dhe kjo është me pajtimin dijetarëve të Fikhut. Poashtu dijetarët janë të pajtimit se ajo nuk është e obliguar të paguaj fidje, nëse shkaku për prishjen e agjërimit të saj është frika nga ndonjë dëm të parashikuar, ngase ajo është në situatën e një të sëmuri i cili frikësohet për veten e tij.” [1]
Allahu e di më së miri.
Përktheu: Ali Ashani
—————————-
[1] Enciklopedia e Fikhut (16/271)