Pyetja:

A i lejohet inxhinierit të mbikëqyrë shtëpinë e cila ndërtohet me kamatë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ

Ata që marrin hua të tilla kanë bërë mëkat të madh, dhe ju duhet t’i këshilloni dhe t’u kujtoni se ajo që bëjnë është haram dhe se duhet të pendohen prej saj. Në lidhje me pyetjen tuaj: Puna e një inxhinieri ndërtimi mund të jetë haram ose mund të jetë hallall: Nëse ai ua projekton shtëpinë ose bën plane për ta në mënyrë që të marrin hua në bazë kamatën, ky veprim është haram dhe ai po i ndihmon ata në mëkat dhe shkelje dispozitash të sheriatit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri, por mos bashkëpunoni në mëkate dhe armiqësi.” (Maide: 2)
Por nëse hartimi i planeve ka ardhur pasi ata kanë marrë kredinë me bazë në kamatë, atëherë nuk ka asgjë të keqe që inxhinieri të projektojë shtëpinë, të hartojë planet dhe të mbikëqyrë ndërtimin, edhe nëse fondet e pronarëve janë marrë me një mënyrë të ndaluar sipas islamit. Huaja me bazë në kamatë ka të bëjë me ata njerëz që merren me kamatë, jo me vetë paratë, dhe inxhinieri po i pranon ato para vetëm në këmbim të mundit dhe punës së tij. E njëjta gjë vlen edhe për atë që i ka shitur tokën ose materialet e ndërtimit; nuk ka asnjë faj për ta bërë këtë, sepse të gjithë i kanë marrë paratë në këmbim të asaj që kanë shitur tokë dhe materiale dhe nuk kanë lidhje me kredinë me bazë kamatën. Allahu e di më së miri.

Islamqa.info

Comments are closed.