Pyetja:

Jam një djalë 21 vjeçar. Kam zgjedhur një vajzë që i përmbahet Islamit dhe dua të fejohem me të, por, ajo jeton jashtë Kosovës dhe më thotë se nuk dëshiron të fejohet para tri viteve. A ta pres atë tri vite apo të kërkoj fatin tim dikund tjetër?

***

Përgjigjja:

Vëlla, ke frikë Allahun dhe mos fol me atë motër në telefon apo përmes internetit ngase kjo është haram. Por, pasi je njoftuar me të, fal namaz istihare dhe pas namazit bën dua dhe thuaj: O Zot, nëse martesa me këtë vajzë është më e mirë për fenë time dhe për jetën time, m’a mundëso të martohem me të, e nëse kjo nuk është mirë për fenë dhe për jetën time më largo nga ajo dhe më furnizo me një më të mirë se ajo. Më gjerësisht për këtë dua shiko në librin: “Mburoja e muslimanit”. Sa i përket pritjes, nëse e din veten tënde se mund të ruhesh nga fitnet që na rrethojnë, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë që ta pritësh atë.

Bedri Robaj