Pyetja:

Shumë prej grave vendosin kuhël në sytë e tyre (lyejnë sytë me kuhël). Kur i them ndonjërës prej tyre se vendosja e kuhlit (lyerja e syve) si zbukurim është i ndaluar, ajo thotë se një veprim i tillë është sunet. A është e saktë kjo?

***

Përgjigjja:

Përdorimi i kuhlit është i lejuar, por nuk lejohet për gruan që të shfaqë diçka prej zbukurimeve të saj -qoftë ai kuhël apo diçka tjetër- për të tjerët pos bashkëshortit dhe mahremëve të saj. Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:

“.. dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra…” (Nur: 31)

Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme..” (Ahzab: 33)

“El-Lexhneh ed-Daimeh” vëll. 17

Përktheu: Unejs Sheme