Pyetja:
Personat që janë me sëmundje kronike (me uzër), për shkak të së cilës duhet të marrin për çdo namaz abdes, a u lejohet që ta marrin abdesin pa hyrë koha e namazit, por me atë abdes të falin vetëm atë vakt, për të cilin kanë marrë abdes?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Personat të cilët nuk munden ta mbajnë abdesin, për shkak të ndonjë sëmundjeje apo femra e cila ka vazhdimisht rrjedhje nga organi, këta njerëz marrin abdes pas hyrjes së kohës së namazit dhe me atë abdes u lejohet të falin namazin e asaj kohe dhe namaze nafile derisa të dalë ajo kohë e namazit. Kur të dalë koha e namazit në të cilën ka marrë abdes, atëherë ai detyrohet të marrë abdes të ri për kohën tjetër. Këta njerëz në gjuhën e sheriatit quhen sahibu udhër (uzër). Dhe ashtu, siç kuptuam, pra janë të detyruar të marrin abdes në çdo hyrje të kohës së namazit dhe ai abdes është i vlefshëm për ta deri në kohën tjetër të namazit edhe nëse ndodh që tek ai të shkaktohet diçka që e prish abdesin.
Por, a janë të detyruar të presin kohën e hyrjes së namazit apo kanë mundësi të marrin abdes edhe para kohe? Themi se e sakta është se ai detyrohet të presë hyrjen e kohës dhe nuk lejohet të marrë abdes para hyrjes së kohës. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
Burimi: klubikulturor.com
www.islamifejaevertete.com