Pyetja:

A ka ditur Ebu Hurejre më shumë hadithe sesa Ebu Bekri?

***

Përgjigjja:

Ebu Bekri është shoqëruar me Pejgamberin ﷺ njëzet vjet më shumë se Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe patjetër të ketë dëgjuar më shumë hadithe sesa Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ndërsa Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka treguar më shumë Hadithe sesa Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), por nuk ka ditur më shumë hadithe se ai, sepse Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte i preokupuar me kalifatin dhe kontaktet me të ishin më pak, e gjithashtu edhe kontaktet e tij me njerëzit ishin më pak. Ndërsa Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka jetuar gjatë pas tij, kështu që njerëzit kanë marrur më shumë prej tij.

Shejh Uthejmini, “Sherhu Sahihil Buhari”, 1/318