Pyetja:

A ka raste kur ndodhin betime të paqëllimshme?

***

Përgjigjja:

Betimi i paqëllimshëm, është kur dikush betohet për diçka duke menduar se është ashtu siç e mendonte, por që rezulton të jetë ndryshe nga ajo për të cilën është betuar.

Për shembull: Të betuarit se filani është në shtëpi, dhe rezulton se ai nuk është aty, ose betohet se ai nuk është në shtëpi dhe rezulton se ai gjendet në shtëpi. Apo siç mund të betohet muslimani e të thotë: Jo për Zotin, po, për Zotin, pa e patur për qëllim betimin.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Përktheu: Muhamed Estrefi