Pyetje:
A kanë menstruacionet kohë të caktuar me ditë?
Përgjigje:
Nuk ka kohë të kufizuar me ditë për menstruacionet sipas mendimit më autentik të dijetarëve. Allahu i madhëruar thotë:
“Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: ‘Ajo është gjendje e dëmshme.’ Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu.”
(El-Bekare, 222)
Allahu, subhanehu ue teala, nuk u caktoi menstruacioneve ditë të caktuara, por e lidhi ligjshmërinë me shikimin e gjakut. Ky ajet aludon se kur femra të shohë gjakun, duhet t’i veprojë ligjet, dhe kur të ndalet, atëherë është pastruar.
Kufizimi i menstruacioneve me ditë të caktuara nuk ka argumente dhe fakte nga sheriati islam. Po të ishin menstruacionet të kufizuara me ditë apo vite, atëherë sheriatit islam do ta tregonte këtë.
/Shejh Uthejmini/



