I nderuari hoxhë!
E kemi një punëtori ku shesim pjesë rezervë për vetura. Te kontrata e çmimit dhe te shkrimi i fakturës, myshteriut ia japim mallin më lirë sesa çmimi i parë, mirëpo ata insistojnë që ta shkruajmë çmimin origjinal. Ne po ju tregojmë se malli i blerë nuk u takon atyre. Cili është trajtimi sheriatik i këtij veprimi?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Madhëruar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Nëse në këtë veprim ka ndonjë lloj të mashtrimit, të gënjeshtrës dhe të tradhtisë, atëherë kjo nuk lejohet në asnjë rast. Juve ju ndalohet që të supozoni dhe t’ia jepni fakturën në të cilën është shkruar çmimi më i madh se vlera me të cilën është paguar dhe është blerë malli.
Myshteriu këtë e bën me qëllim që të mundet prej shtetit apo prej dikujt tjetër të marrë çmimin e faturuar në atë llogari. Kjo është gënjeshtër e mashtrim i pastër dhe kjo është arsyeja që një veprim i këtillë nuk është i lejuar.
Allah xh.sh. e di më së miri.
/Shejh Muhamed Salih el-Munexhid/


