Pyetja:
Përgojimi i jomuslimanëve a ka dënim të njëjtë me përgojimin e muslimanëve?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut, Mbikqyrësit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij ﷺ.
E para: Në edukatën dhe sjelljen e muslimanit nuk bën pjesë e folura e turpshme dhe rrugaçe. Profeti, ﷺ, ka thënë: “Besimtari nuk ofendon, nuk mallkon, nuk është i paturp dhe i pacipë.” [1]
Kush e bën shpesh një gjë, ajo më pas i bëhet shprehi. Kështu, nëse dikush përgojon shpesh jobesimtarët, do të gabojë duke përgojuar edhe muslimanët.
E dyta: Nëse përgojimi i jomuslimanit ka të bëjë me të metat trupore, siç është: gjatësia e trupit, forma e hundës, madhësia e gojës etj, atëherë e ka të ndaluar përmendjen e tyre, sepse në këtë formë tallet me krijimin e Allahut. Por, nëse përgojimi ka të bëjë me cilësitë negative të tij dhe me sjellje që ai i bën haptas, siç është: imoraliteti, konsumimi i alkoolit, përdorimi i drogës etj, atëherë nuk ka pengesa për këtë.
Nuk lejohet përgojimi i personit jomusliman, i cili jeton në vendet islame dhe i paguan taksat shtetit islam. Profeti, ﷺ, ka thënë: “Kush përgojon apo shpif për dhimiun (jomuslimani i lirë nën mbrojtjen e shtetit islam, i cili paguan taksat), ai e ka merituar Zjarrin e Xhehenemit.” [2]
Muhamed Salih el Munexhid
———————————————-
[1] Tirmidhiu, saktësoi shejh Albani.
[2] Ibn Hibani