Pyetja:
Unë jam një vashë. Është paraqitur të më kërkojë për martesë një djalosh i kapur për feje, i cili njëkohësisht është muezin në një xhami, por unë nuk e pëlqej atë person, madje kam antipati për të që para se të paraqitej për martesë. A konsiderohem mëkatare për këtë refuzim megjithëse ai është i rregullt në aspektin fetar?
***
Përgjigjja:
Nëse nuk të pëlqen ai person, nuk je mëkatare nëse e refuzon, megjithëse mund të jetë i devotshëm, sepse martesa ka si parim kryesor zgjedhjen e bashkëshortit (bashkëshortes) të devotshëm, së bashku me preferencën dhe prehjen shpirtërore. Do ishte mëkat nëse e urren për shkak të fesë, sepse nuk lejohet që të urrehet besimtari, madje përkundrazi është detyrë të duhet për Allahun, por kjo dashuri fetare nuk ta obligon që të martohesh me të përderisa nuk ndjen tërheqje shpirtërore për të.
Salih el Feuzan, “Fetaua el mer`etil muslimeh”, fq. 706