Pyetja:

Kur kemi ndeja të dasmave, a lejohet të lëshojmë ilahi që janë vetëm me
darabuk mirëpo aty këndon zë i mashkullit?

***

Përgjigjja:

Mendoj se lejohet që të dëgjohen në raste dasmash etj., ato ilahi me kuptim të mirë, që shoqërohen me darabuk, apo dajre, ashtu siç precizohet në mësimet islame. Sa i përket zërit të mashkullit, nuk ka pengesë, ngase askush prej dijetarëve nuk debaton lidhur me të. Ajo që bisedohet ngjashëm me të është zëri i femrës, ku dijetarët kanë mendime se a është avret apo jo, por zëri i mashkullit nuk i nënshtrohet atij debati, andaj nuk ka pengesë. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku