Pyetja:

Nëse në ulëset shkollore afër mua ulet një prej kolegëve të mi dhe gjatë provimit më pyet për ndonjë pyetje rreth provimit dhe unë i përgjigjem, në këtë rast a llogaritem unë si mashtrues?

***

Përgjigjja:

Atë që ia tregon kolegut tënd gjatë provimit që të përgjigjet ndaj pyetjeve në provim është mashtrim dhe nuk i lejohet atij që të të pyet, por as ty nuk të lejohet që t’i përgjigjesh, përshkak se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Ai i cili na mashtron nuk është prej nesh.” [1]

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva (fetvaja nr:20900)

Bekr Ebu Zejd,
Salih El-Feuzan,
Abdullah El-Gudejan dhe
AbdulAziz Al Esh-Shejh.

Përktheu: Ali Ashani

———————–

[1] Muslimi