Pyetja:

A lejohet betimi i rrejshëm në një rast rreziku, fshehjeje turpi apo në diçka tjetër të ngjashme?

***

Përgjigjja:

Te besimtari është esenciale sinqeriteti dhe çiltërsia. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Ta keni frikë Allahun dhe të jeni me ata të drejtët.” (Tevbe: 119)

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Jini të sinqertë, vërtet sinqeriteti shpien në mirësi, mirësia shpien në xhenet, njeriu vazhdon të jetë i sinqeritet në çdo punë derisa të regjistrohet tek Allahu i tillë. Kini kujdes nga gënjeshtra, vërtet gënjeshtra shpie në prishje, kurse prishja shpie në xhehenem. Me të vërtetë njeriu vazhdon të gënjejë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet gënjeshtar.” [1]

Betimi, në përgjithësi, edhe në gjëra të sakta nuk është i pëlqyer, prandaj duhet t`i largohemi çdo herë që kemi mundësi. Allahu i Lartësuar thotë: “E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të).”
Bekare: 224

Kurse betimi rrejshëm në rast turpi nuk lejohet, pasi nuk është gjë e domosdoshme. Ndërsa në rast rreziku dhe domosdoshmërie disa nga dijetarët bashkëkohorë e kanë lejuar, por kanë theksuar që të jetë në rast të domosdoshmërisë së patjetërsueshme, pra kur jemi të detyruar dhe jemi përballë rrezikut dhe nuk kemi mundësi t`i shmangemi.
Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

——————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi